Skip to content

narrow screen resolution wide screen resolution auto screen resolution Increase font size Default font size Decrease font size

Listen emerore te ndertuesve informal me leje legalizimi
Shkarko listën

Lista emerore e objekteve me fatura te përgatitura
Shkarko Listë

Lista emerore e qytetareve te cileve u eshte derguar fature per likujdim:
LISTA 1
LISTA 2

NJOFTIM PER SHTYP PDF Print E-mail

Shpallim sot listën e re me 2000 ndërtues informalë duke shprehur dhe një herë bindjen dhe vendosmërinë se administrata e ALUIZNI-t, e shtrirë tashmë, pas krijimit të drejtorive të reja, në mënyrë propocionale në gjithë Shqipërinë, është e aftë të përballojë, të gjenerojë, të kompletojë e të përgatisë dosje dhe leje legalizimi me një ritëm të shtuar, ritëm i cili medoemos do të realizojë objektivin tashmë të shpallur e të bërë me dije nga ne, për mbylljen e procesit të legalizimit brenda vitit 2013.
Shfrytëzoj rastin që dhe një herë, në mënyrë miqësore të falenderoj të gjithë ndërtuesit informalë dhe kategori të tjera të përfshira në këtë proces, për vullnetin më shumë se pozitiv dhe interesin në rritje të treguar javët e fundit e i ftoj gjithashtu të intensifikojmë bashkëpunimin, të kryejmë gjithësecila nga palët detyrat tona, me qëllim realizimin e objektivit të përbashkët.

Me respekt,

ARDIAN KOLLOZI
DREJTORI I PERGJITHSHEM

 
NJOFTIM PER SHTYP PDF Print E-mail

ALUIZNI publikon sot listën emërore prej 24.192 vetëdeklaruesish të cilëve u janë pregatitur faturat financiare për legalizimin e ndërtimeve informale. Ftohen poseduesit e objekteve informale të nxitojnë të shlyejnë detyrimet financiare të procesit.
ALUIZNI siguron se gjithë poseduesit, brenda 48 orëve nga shlyerja e tyre, do të pajisen me lejen e legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t të shpërndara në gjithë Shqipërinë.
Gjejmë rastin të theksojme se nëpërmjet një raporti besimi dhe optimizmi gjithnjë në rritje, secila palë e përfshirë në këtë proces, të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë që të arrihet objektivi i përbashkët për finalizimin e procesit të legalizimit brenda vitit 2013.

Me respekt,

ARDIAN KOLLOZI
DREJTORI I PERGJITHSHEM

 
Intervista e Drejtorit te Pergjithshem Kollozi: “Procesi i legalizimeve do të përfundojë sipas afateve të parashikuara, brenda vitit 2013” PDF Print E-mail

•    Në një raport të Bankës Botërore, procesi i legalizimet konsiderohet se ka qenë mjaft i ngadaltë dhe se janë rreth 270 mijë dosje ende të papërpunuara. Duke marrë parasysh afatin që parashikon ligji për përfundimin e procesit para viti 2013, duket pak e pamundur për t’u përfunduar…

Konstatimi i Bankës Botërore është ky që ju shprehni. Siç kemi shpjeguar, i gjithë opinioni publik është në dijeni, procesi i legalizimit është një proces kompleks, voluminoz, por  ne shprehim besimin e plotë që do ta përmbyllim brenda afatit që kemi deklaruar, që është viti 2013. Janë rreth 270 mijë vetë-deklarime, nga të cilat janë kualifikuar rreth 240 mijë të tilla. Është kryer përditësimi i informacionit, plotësimi i dosjeve për shumicën e këtyre vetë-deklarimeve dhe me ritmin e ri që ne po i japim punës, shprehim bindjen që do e përfundojmë këtë proces shumë të rëndësishëm për gjithë shoqërinë shqiptare, jo vetëm për kategoritë e përfshira në proces.

•    Banka Botërore shprehet se kufiri kohor i vendosur në ligjin për legalizimet lë jashtë këtij procesi gati 80 mijë ndërtime. Sipas bankës, këtu qëndron një problem shumë i madh pasi në rast se qeveria do të legalizojë këto ndërtime, shtohet frika për krijimin e një kulture të keqe, ndërsa nëse shkatërrohen, kostoja do të jetë shumë e lartë. Çfarë do të ndodhë me këto ndërtime?

 


Në fakt, edhe ne, edhe shoqëria shqiptare duhet të krijojmë kulturën e respektimit të ligjit. Ka ardhur koha që të gjithë duhet të mësojmë që ligji prevalon, se është ai që rregullon raportet mes nesh, mes individit dhe shtetit, individit dhe territorit dhe nëse ka pasur këtë nismë, pra ligjin e legalizimit, i cili siç thashë më sipër ishte zgjidhja e duhur për këtë problem,nuk mund të ketë ndërtime pa leje pas afatit ligjor dhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Dhe unë gjykoj se gjithë ato ndërtime pa leje, të kryera pas këtij afati ligjor, nuk janë objekt i ligjit tonë. Nuk e di saktë sa është numri. Në fakt ka një shifër 80 mijë të dhënë nga Banka Botërore, besoj se është shifër e përafërt, pasi nuk ka një statistikë të qartë dhe të saktë. Këto objekte janë të përjashtuara nga ligji i legalizimeve, sepse janë ndërtuar pas ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe nuk janë objekt i punë sonë. Kuptohet që janë objekt i një ligji tjetër me ligjin e Inspektoratit Kombëtar Ndërtimor. Nuk mund të vazhdojmë më me ndërtime pa leje, ndërtime që do të dëmtojmë së pari atë që ka ndërtuar pa leje dhe jashtë kritereve ligjore, por kjo është një kosto për gjithë shoqërinë, pasi për ta rehabilituar këtë territor, do të duhen shpenzime të tjera.

Read more...
 
Prizëm - I ftuar Ardian Kollozi, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t PDF Print E-mail

 

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Ardian Kollozi deklaroi në emisionin "Prizëm" të Aleksandër Furxhi, se 240 mijë ndërtime të paligjshme do të paisen me lejen e legalizimit deri në fund të 2013. Përballë akuzave të opozitës se procesi i legalizimeve ka dështuar, Ardian Kollozi tha se ligji që po aplikon maxhoranca jep zgjidhjen më të drejtë. Me 2500 leje që do të dalin të martën tjetër shkon në rreth 20 mijë numri i pronave të legalizuara, dhe kjo sipas zotit Kollozi është prova më e mirë se procesi nuk ka dështuar. Ardian Kollozi tha se në 270 mijë vetëdeklarime të ndërtimeve
të paligjshme ,30 mijë prej tyre nuk kanë zbatuar afatet që përcaktonte ligji për deklarimin. Ai i cilësoi ato të skualifikuara megjithëse nuk përjashtoi
marrjen në shqyrtim të dosjeve problematike Ndërsa një raport i Bankës Botërore flet për 80 mijë ndërtime që janë ndërtuar paligjshmërisht pas hyrjes në fuqi të ligjit, sipas kreut të ALUIZNI-t kjo do ti përkas një vendimarrje politike.

 

Vetëdeklarimet

Ndodhemi pranë Jush

Ndodhemi pranë jush

E-mail